Gjermania po shqyrton kërkesën e Sveçlës për të lejuar udhëtimin e kosovarëve me pasaporta të skaduara - NACIONALE

Gjermania po shqyrton kërkesën e Sveçlës për të lejuar udhëtimin e kosovarëve me pasaporta të skaduara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada gjermane në Prishtinë ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka kërkuar që të lejohen të udhëtojnë shtetasit kosovarë me pasaportë të skaduar që kanë leje qëndrimi gjermane.

“Aktualisht Qeveria federale e Gjermanisë është duke e shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani të qytetarëve kosovarë që kanë leje qëndrimi dhe të foshnjave me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe nuk kanë ende pasaportë të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane për Dukagjinin.

Kujtojmë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë kërkesë shtetit gjerman që të mundësojë pranimin e kosovarëve të cilëve u ka skaduar pasaporta për shkak të mungesës së materialit.

Lajme të ngjashme