Gjenerali Wesley Clark rikthehet për UÇK-në: Dëshmon sot pro Thaçit në Hagë - NACIONALE

Gjenerali Wesley Clark rikthehet për UÇK-në: Dëshmon sot pro Thaçit në Hagë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Wesley Clark dëshmon pro ish Presidentit Hashim Thaçi sot në Hagë.

Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të fillojë dëshminë sot në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Ëesley Clark, do të paraqitet të hënën, më 17 nëntor, para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai fillimisht pritej të dëshmonte më 18 nëntor, por dëshmia e tij është zhvendosur një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00.

DHSK-ja ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Rrjedha e dëshmive të Mbrojtjes

Procesi i paraqitjes së provave nga Mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë tre-ditore të ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator para trupit gjykues doli John Steëart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë.

Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së Mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Lajme të ngjashme