Gjenerali amerikan Wesley Clark në Kosovë: Takohet me mëngjes me Hamzën e Abdixhikun - NACIONALE

Gjenerali amerikan Wesley Clark në Kosovë: Takohet me mëngjes me Hamzën e Abdixhikun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjenerali amerikan që komandoi Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, po qëndron për vizitë në Kosovë. Clark është takuar mëngjesin e së dielën me udhëheqës të partive opozitare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishin dy partitë që i bën konak gjeneralit në pension.

Fillimisht, gjenerali amerikan, Ëesley Clark, u prit në takim nga kadidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Hamaza ka thënë se më 1999 Clark ishte shpresë e besim për kosovarët se liria dhe paqja po vinin, duke shtuar se mirënjohja për të dhe popullin amerikan është e përjetshme.

“Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.”

“Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan.” – ka shkruar Hamza.

Më tej, ai ka thënë se SHBA-ja dhe miqtë e tjerë janë hisedarë në sukseset e Kosovës.

“Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.” – ka shkruar Hamza në Facebook.

“Kosova është shtëpi e çdo amerikani!” – përfundon shkrimi i tij.

Po ashtu edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-s Wesley Clark.

Në këtë takim, Abdixhiku i ka ndarë Clarkut edhe dekoratën ‘Ibrahim Rugova’, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se kontributi i Clark është një gurthemel në historinë tonë.

“Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe.” – ka thënë ai.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se vendosmëria dhe veprimet veprimtare Clarkut i dhanë shpresë dhe forcë një kombi të etur për liri.

“Udhëheqja juaj gjatë ndërhyrjes së NATO-s ishte një pikë kthese që jo vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, por edhe siguroi mbijetesën dhe të ardhmen e jetëve të panumërta - të njerëzve tanë!”

“Gjeneral Clark, kjo dekoratë jo vetëm që simbolizon vlerësimin tonë të thellë, por edhe njohjen tonë për vlerat që ju përfaqësoni – vlera që përputhen ngushtë me vizionin e udhëheqësit tonë të nderuar, Dr. Ibrahim Rugova” – ka thënë ndër të tjera ai.

Në anën tjetër, gjatë fjalës së tij në selinë e LDK-së, tha se populli i Kosovës ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë luftës së fundit.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, ku përmendi rolin e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës gjatë asaj kohe.

Lajme të ngjashme