Gjenden tre persona të vdekur në Lipjan - NACIONALE

Gjenden tre persona të vdekur në Lipjan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rënd ka ndodhur në Lipjan ku në fshatin Rufc janë gjetur tre persona të vdekur.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ajo tutje ka bërë të ditur se policia ka nisur hetim për rastin dhe rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen.

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.” – ka bërë të ditur Ahmeti

Lajme të ngjashme