Gjashtë vjet nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, Kurti e harron rishikimin - NACIONALE

Gjashtë vjet nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, Kurti e harron rishikimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë gjashët vjet që kur Kuvendi i Kosovës e miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo u bë me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.

Aso kohe seanca ishte ndërprerë për disa herë me radhë pasi Vetëvendosja, tash në pushtet, gjuante gaz lotsjellës.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët, e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

Pavarësisht premtimeve nga kryeministri aktual, Albin Kurti, se demarkacioni do të rishikohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Madje, është harruar krejtësisht.

Në shkurt të vitit 2023, presidentja Vjosa Osmani kishte thënë se demarkacioni është çështje e kryer. “Për mua ajo çështje ka përfunduar para disa vitesh në Parlament”, thoshte presidentja.

“Ne së bashku me Malin e Zi, kur të pajtohemi që të vëmë shenjimin në terren, duhet ta bëjmë rishikimin sipas marrëveshjes dhe propozimin për ndryshimet e mundshme logjike dhe të pranueshme për të dyja palët”, tha Kurti.

Ai tha se në Kosovë “ekspertët edhe më tej kanë punuar në këtë drejtim”.

“Jemi të gatshëm që të koordinohemi me palën malazeze për veprimet e përbashkëta të mëtejme”, tha ndër tjerash kryeministri.

Kurti shpresonte se me ardhjen në pushtet të Abazoviqit, kjo temë mund të diskutohej.

Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, thoshte Kurti.

Megjithatë, shpresat ia këputi herët vet Abazoviq.

Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, deklaronte Abazoviq.

Lajme të ngjashme