Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Shifra shqetësuese vazhdojnë të raportohen për dhunë në familje në Kosovë.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, gjashtë raste të tilla janë raportuar nga Policia e Kosovës.
Detajet:
Prishtinë 18.07.2023-02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dashuri i saj i dyshuari mashkull gjerman i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fsh. Qikatovë e re, Gllogoc 18.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Stacioni i Autobusëve Prishtinë 18.07.2023 – 20:00. Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë 18.07.2023 – 17:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 17.07.2023 – 21:00. Viktima femër shtetase e Malit të Zi, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
· Malishevë 18.07.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.