Gjakovari arrestohet e më pas lirohet pasi qeni i tij kafshoi një vajzë të mitur
Një vajzë mitur është kafshuar nga qeni në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari pasi që qeni i tij kishte dalur nga oborri dhe kishte kafshuar një vazjë të mitur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit është lirurar dhe rasit po hetohet në procedurë të rregullt.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM: Gjakovë 25.12.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkohë, një rast i kafshimit nga qeni, u raportua edhe të dielën në Fushë Kosovë.
Edhe në këtë rast viktima kishte pranuar trajtim mjekësor teksa pronari i qenit ishte liruar pas intervistimit.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 24.12.2022 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kafshuar nga një qenë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhej në raportin e djeshëm të PK-së.
