Gërvalla tregon se çka bisedoi në takim me homologun e saj grek
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun e saj grek Nikos Dendias tha se u diskutua për ekonominë, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshill të Evropës.
“Biseduam rreth iniciativave për të bashkëpunuar në kulturë dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe Kosova është në rrugën e saj drejt NATO. Kosova nuk është rast i veçantë në zhvillimet gjeopolitike vetëm në raport në raport me Serbinë, por të veçantë e bën edhe fakti që ka popullin më pro evropian dhe më pro NATO në kontinentin tonë. Është fat historik që jemi të përkushtuar ta ndjekim”, shtoi ajo