Gërvalla takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë
Hakan Fidan, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, është duke qëndruar në Kosovë, ku pritet të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Kosovës.
Në mëngjes, Fidan është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla e Fidan janë takuar në hyrje të objektit të MPJD-së, ku kanë bërë edhe një fotografi.