Gërvalla që iu qepon gjykatave në Kosovë prej mëngjesit deri në mbrëmje, e ruan Gjykatën Speciale: Nuk më takon
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur ta kursejë Gjykatën Speciale.
Ajo e cila sulmon prej mëngjesit deri në mbrëmje gjykatat në Kosovë, ka thënë se nuk i takon të jap mendime e udhëzime.
“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga gjykata. Ajo do ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim. Shtrohet pyetja pse kaq gjatë? Mirëpo nuk më takon mua në këtë fazë t’i japë as rekomandime, as udhëzime, gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjë në këtë fazë”, tha ajo.