Gërvalla pret që pas zotimit për Asociacion, KiE ta ftojë Kosovën për t’u bashkuar - NACIONALE

Gërvalla pret që pas zotimit për Asociacion, KiE ta ftojë Kosovën për t’u bashkuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret që Këshilli i Evropës, të përmbushë detyrimin dhe të pranojë Kosovën.

Gërvalla në konferencë për medie pas dërgimit të letrës në KiE, ka thënë se me zotimin e Kosovës duhet që KiE të përmbushë pjesën e saj.

Pas konkretizimit të sotëm, të zotimit tonë, kërkojmë dhe presim nga KiE që t përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë KiE-së, jo vetëm si vendi me më së shumti kushti, por i cili ka përmbushur këto kushte.” – ka thënë ajo.

Kujtojmë se Gërvalla ka dërguar në KiE një letër ku zotohet se Kosova do të përgatisë një statut të Asociacionit dhe do të dërgojë në Kushtetuese.

Lajme të ngjashme