Gërvalla: Preferojmë koalicion me LDK-në, Nisma s’mund të kërkojë kryetarin e Kuvendit
Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, ka bërë me dije se VV-ja preferon një koalicion me LDK-në dhe jo me PDK-në.
Kjo e fundit, sipas Gërvallës, duhet të qëndrojë në opozitë edhe për një mandat.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Gërvalla ka folur edhe për partneritetin e mundshëm për Nismën.
Ajo ka deklaruar se kësaj partie nuk i takon posti i kryeparlamentarit.
“Me z.Limaj kemi diskutuar për një qasje parimore dhe një bashkëpunim parimor edhe me z.Limaj, që do të thotë se s’kemi diskutuar asnjëherë për pazare, por për bashkëpunim parimor të bazuar në parime që s’i shkelim as me LDK-në...Një parti me 3 deputetë s’mund të kërkojë kryetar Kuvendi. Kjo është qasje parimore. Kryetari i Kuvendit më mirë sesa në duart e gruas më të votuar të vendit nuk ka”, ka thënë Gërvalla.