Gërvalla pas vendimit për Pantiqin: Vetingu i domosdoshëm
Krye diplomatja kosovare Donika Gërvalla e ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për zëvendësimin e masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak për ish-policin Dejan Pantiq.
“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”, ka thënë Gërvalla.
Për këtë punë ajo ka kërkuar veting.
“Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka shtuar tutje ajo.