Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog - NACIONALE

Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se në procesin e dialogut me Serbinë shpeshherë janë bërë gabime.

Në një konferencë për medie, pas takimit me kryediplomatin italian Antonio Tajani, ajo ka thënë se në takim me homologun e saj janë siguruar që këto gabime të mos përsëriten.

Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë, një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke”, ka thënë ajo, duke përmendur gabimet në këtë proces.

Gjithashtu theksova që janë bërë gabime në të kaluarën në dialog dhe se bashku me aleatët do të mundohemi që gabimet të mos përsëriten”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme