Gërvalla flet pas takimit: Çdo asociacion që minon sovranitetin e Kosovës, të refuzohet - NACIONALE

Gërvalla flet pas takimit: Çdo asociacion që minon sovranitetin e Kosovës, të refuzohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, ka folur lidhur me takimin e sotëm të Asociacionit që u mbajt në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.

Sipas saj çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Të martën në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është mbajtur një diskutim i mbyllur me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme