Gërvalla: E përkrahim pa kushte Ukrainën, edhe pse s’na njeh
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se Kosova e përkrah Ukrainën pa kushte, pavarëisht që Kievi nuk e njeh ende pavarësinë.
Në një intervistë për “Associated Press”, Gërvalla ka thënë se e kuptojnë atë që po kalon Ukraina.
“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por ne me të vërtetë e kuptojmë saktësisht se në çfarë po kalon Ukraina.” – ka thënë ajo.
“Përderisa Kosova është një shtet i vogël me mundësi modeste për të ndihmuar, ne kemi tentuar që të jemi shumë ndihmës ndaj Ukrainës dhe nuk kemi hezituar ta tregojmë përkrahjen tonë pa kushte dhe simpatinë për popullin e shtetin e Ukrainës.” – është shprehur tutje Gërvalla.
Gërvalla ka shtuar vizita e liderit kinez ka implikime për Evropën sepse tregon se derisa Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo “gjithnjë e më shumë po e identifikon veten me kundërshtarët e demokracive perëndimore evropiane”.
“Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë një shtet kandidat i Bashkimit Evropian dhe të jesh përfaqësues i Rusisë në këto kohë kur Rusia i ka shpallur luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe Perëndimit si të tillë.” – ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme.