Gazetari nga Brukseli tregon për pritjet e takimit të Ohrit - NACIONALE

Gazetari nga Brukseli tregon për pritjet e takimit të Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka treguar për pritjet e takimit të sotëm në Ohër.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk pritet që Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.

Palokaj për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka bërë me dije se palët mund të shënojnë progres në procesin e dialogut.

Duhet ta bëjmë dallimin mes fjalëve pajtim, përparim dhe nënshkrim. Askush nuk pret që nesër do të ketë nënshkrim. Në bazë të asaj që kemi parë dhe dëgjuar dhe sot në shumë takime e komunikata, pritet që nesër të ketë pajtim për planin e zbatimit të Planit evropian, siç kishte pajtim për marrëveshjen në Bruksel më 27 shkurt”, është shprehur Palokaj.

Ndër të tjera, ai ka vlerësua se BE-ja kësaj here është me serioze në proces .

Sipas tij, tani nuk do të lejohet ndonjë dështim në proces.

“Nuk e shoh që BE-ja të dalë me kredibilitet të paprekur nëse do të ketë dështim nesër. BE-ja nuk do të pranojë ndonjë dështim, edhe nëse nuk arrihet pajtimi. Do të dëgjojmë ndonjë komunikatë që ka përparim, siç kanë bërë qe 12 vjet, pasi BE-ja asnjëherë nuk pranuar që ka dështuar”, ka thënë Palokaj.

Lajme të ngjashme