Gazeta serbe publikon sondazhin: Gati gjysma e serbëve mendojnë që Kosova është e humbur - NACIONALE

Gazeta serbe publikon sondazhin: Gati gjysma e serbëve mendojnë që Kosova është e humbur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gati gjysma e publikut në Serbi, sipas “N1”, besojnë që Kosova ka humbur për Serbinë, sipas një sondazhi të Instituti për Çështje Evropiane.

Mediumi serb raporton se rreth një mijë e 200 persona janë pyetur për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.

Personat nga mosha 30-44 vjeç besojnë që Serbia e ka humbur Kosovën, derisa ata mbi 60 vjeç ndjehen që ende ka një shpresë për ta rikthyer atë.

Po ashtu, rreth 32.3 për qind e të anketuarve, thonë që është e mundur që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa 39.8 për qind deklaruan që “Jo”, dhe 27.9 për qind u përgjigjen me nuk e dijnë.

Qëndrimi sa i përket njohjes, ka ndryshuar me më shumë njerëz që besojnë se është e mundur.

Gati 70 për qind, raportohet se kanë deklaruar që nuk e përkrahin njohjen e Kosovës si kusht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Rreth 75 për qind e të anketuarve përkrahin idenë e një paqeje të qëndrueshme me shqiptarët e Kosovës, ndërsa vetëm 9.3 u shprehën kundër.

Lajme të ngjashme