Gazeta gjermane: Vendimi për Manastirin pritet t'i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Gazeta gjermane: Vendimi për Manastirin pritet t'i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë për zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses për Manastirin.

“Në qendër të këtij konflikti ishin 24 hektarë pyll dhe tokë bujqësore në afërsi të Manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore. Tokat i takonin Manastirit sipas disa vendimeve të gjykatave të larta të drejtësisë kosovare. Por, megjithëse Gjykata Supreme (2009) dhe Gjykata Kushtetuese (2016) kishin konfirmuar pretendimin e Manastirit për tokën, Zyra e Kadastrës nuk pranoi të bënte regjistrimet e tokës në favor të kishës për arsye politike”, shkruan e përditshmja gjermane.

Sipas FAZ, fakti që vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk po zbatohej, e pengonte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

FAZ shkruan se në të njëjtën kohë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg i dërgoi Këshillit të Evropës një kopje të certifikatave të reja të kadastrit.

“Pritet që Asambleja Parlamentare i Këshillit të Evropës të votojë tani për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse kjo ndodh, Komiteti Ministrave i Këshillit të Evropës mund të marrë vendimin përfundimtar për pranimin”, shkruan gazeta gjermane.

Njoftimin për zbatimin e vendimit e dha dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka treguar se pse e kanë kërkua një gjë të tillë.

“Një raport i juristëve eminent, dokument zyrtar i Këshillit të Evropës, ka konstatuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike. Raporti ka listuar disa kushte nga të cilat ka qenë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016. Raporti është publik dhe nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jo rugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme