Gaxherri: As opozita dhe as Kurti nuk i kanë numrat për qeverinë e re - NACIONALE

Gaxherri: As opozita dhe as Kurti nuk i kanë numrat për qeverinë e re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka bërë me dije se as LVV-ja dhe as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat për formimin e institucioneve të reja.

Në emisionin “InfoNata”, në Tëvë1, ajo ka thënë se të gjitha partitë duan të qeverisin me LDK-së.

Duke folur për bashkëpunimin e mundshme me VV-në, ajo ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk është subjekt i besueshëm.

“Opozita nuk ka numra me bë qeverinë as Kurti nuk ka. Të gjitha partitë politike e duan LDK- në qeverisje, sepse pa marrë parasysh ne kemi pas raste kur kemi qenë në koalicione dhe kemi pas përplasje të mëdha brenda koalicionit”, ka thënë ajo, duke treguar se pse LDK-ja nuk bën koalicion me VV-në.

“Nuk thuhet në politik kurrë ‘kurrë’, por jemi dëshmitar që LVV është subjekti i vetëm politik i cili i ka shembur urat e mirëbesimit me parterët tonë. VV është një subjekt politik të cilit nuk mund t’i besosh asgjë. Ne jemi deklaruar edhe gjatë fushatës që s’bëjmë koalicion me LVV-në”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme