Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga Serbia dhe budallakia e kryeministrit Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut te vendit.
Ai e ka akuzuar kryeministrin për dëmtim të raporteve të Kosovës me SHBA-të.
Në adresimin e tij në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se gjuha e Kurtit ndaj SHBA-së është e papranueshme.
“Gjuha e përdorur ndaj sekretarit Blinken, është skandal histroik. Ti s’je zgjedhur kryeministër që ta shkatërrosh Kosovën. Ne kemi pasur të drejtë vazhdimisht, por kemi pasur sukses kur kemi bashkëpunuar me SHBA-në”, është shprehur Gashi.
Nga Kuvendi i Kosovës ai ka bërë thirrje që të mbrohet Kosova nga Rusia, Serbia dhe budallakia e kryeministrit.
“Kosova është storie e suksesit ndërkombëtar. Ta ruajmë Kosovën nga spektaklet populiste sepse është atdheu ynë. Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosoava nuk i ka borxh askujt, bash askujt. Të gjithë i kemi borxh Kosovës përgjithmonë”, ka thënë Gashi.