Gashi: Seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të mbahet - NACIONALE

Gashi: Seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të mbahet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që të mos mbahet seanca e sotme e Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet në shenjë të pakënaqësisë së caktimit të vlerës së koeficientit.

Në ka thënë se deputetët e LDK-së nuk duhet të konsiderohet si pjesë për plotësimin e kuorumit të kësaj seance.

Ne nuk mendojmë se duhet të vazhdohet kjo seancë dhe mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për të filluar seancën”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se koeficienti ëshët dashur të reflekton inflacionin.

Koeficienti i pagave as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit. Të paktën ish dashur të adresojë inflacionin, i cili për produktet bazike ka arritur 80 për qind”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë me dije se nuk është i befasuar me këtë veprim të Qeverisë.

Sipas tij, nuk duhet të pritet më shumë nga një qeveri që glorifikon Oliver Ivanoviqin, mbron korrupsionin e ambasadorit Martin Berishaj dhe kap institucionet e pavarura.

Lajme të ngjashme