Gashi nuk e përjashton koalicionin me VV-në: Nuk është preferenca e parë - NACIONALE

Gashi nuk e përjashton koalicionin me VV-në: Nuk është preferenca e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka folur në lidhje me koalicionet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Në një intervistë për Paparacin, Gashi ka vlerësuar se asnjëra parti nuk përjashtohet për koalicion.

“Me partner qeverisës, të cilët nuk përjashtohen asnjëri prej tyre që janë tyre” – tha Gashi, ndërsa moderatori Vehbi Kajtazi e pyeti nëse “me VV-në brenda apo jashtë” koalicionit.

“Nuk përjashtohet as VV-ja, që mund të jetë brenda, por nuk është preferencë e parë” – tha Gashi.

Lajme të ngjashme