Gashi merr vesh: Policia dje ka marrë xhirimet e materialit në RTK, nuk e di pse - NACIONALE

Gashi merr vesh: Policia dje ka marrë xhirimet e materialit në RTK, nuk e di pse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi, tha në Debat Plus se dje Policia e Kosovës ka marrë materialet në Radio Televizionin e Kosovës pas publikimit të lajmit të rremë nga media boshjake ku sulmohet rëndë gazeta Nacionale dhe Periskopi

Nuk e di çka ka ndodh aty, a ka fillu policia hetim vet apo a është ngrit padi ndaj kolegëve tanë, por e di që policia dje i ka marrë xhirimet e materialit direkt. Se si e tek, mbi bazë të çkafit, nuk e di”.

Tekst i papamë, kurrë s’kena pa diçka të tillë në media”, tha Astrit Gashi, dhe shtoi se janë rrezikuar jetët e më shumë se 60 gazetarëve të të dyja mediave.

Nuk është lajm i rrejshëm i llojit ‘e ka vjedh në çokollad, apo një tender’ por që je tu marrë pare prej një terroristi që e ka sulmu Kosovën, Radojçiqi nuk është biznes i thjesht. Kush është ai njeri, në çfarë pushteti duhesh me qenë me ba një lajm që i rrezikon jetën 60 personave, direkt. Këtu nuk ka ra vetëm etika, por etika njerëzore. Është thirrje për sulm. Për miliona pare nuk e bën këtë

Ky lajm në RTK abolutisht nuk u kanë rastësi, por e organizume. Me shumë gjasë nga jashtë dhe në RTK ka pas edhe presion për m’u publiku...Ka informata që ajo u lexu prej udhëheqes së lajmeve sepse askush s’ka dasht me marrë përsipër atë. Pra i është dërguar e shkruar për t’u lexuar...Ishte e organizuar. Tekst i papamë, jo që s’kena pa kurrë në media, por asnjë media nuk bën me publiku tekste të tilla, e RTK aty ka edhe përgjegjësi ekstra”, tha Gashi.

RTK nuk është biznes i regjistrum në ARBK, por i themelum në Kuvend të Kosovës...RTK merr pare nga taksa paguesit e Kosovës, dhe s’ka drejtë taksapaguesin ta linçojë pa fakte dhe pa ia marrë përgjigjen atij mediumi...Paramendo ti me ndodh diçka e tillë në një vend tjetër”, vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme