Gashi kritikon Kurtin për dështim spektakolar në arsim: Mos na ofendo
Shkëlzen Gashi, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Në shkrimin e tij, Gashi ka kritikuar Kurtin për një video të publikuar në lidhje me gjendjen e arsimit në Kosovë.
Gashi ka shkruar se Kurti ka dështuar në mënyrë spektakulare.
“Ata që ishin në pushtet para Albin Kurtit e fundosën arsimin në fund të pusit. Albin Kurti e humbi shansën ideale për me reformu arsimin. Sonte për me e mbulu dështimin e tij spektakular në këtë fushë, paska dalë me na hedhë hi syve tu e prezentu një dosje me 600 faqe. Ani "hap jashtëzakonisht i rëndësishëm" e "punë e paparë". Ky s’është kurrfarë hapi dhe kjo s'është kurrfarë pune. Në rregull që ke dështu, por mos na ofendo tash: "hajt se i mashtroj unë këta me një dosje 600 faqe” – shkroi Gashi ne profilin e tij në Facebook.