Gashi: Krejt i kemi bashkë, veç duhet ta heqim pak inatin
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin.
Në adresimin e tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, Gashi ka vlerësuar se të dy vendet të gjitha gjerat i kanë të përbashkëta.
Nga përfaqësuesit e të dy vendeve ai ka kërkuar që të heqin inatin dhe të bashkëpunojnë.
“Motra dhe vëllezër, historinë e kemi bashkë. Po, kulturën e kemi bashkë. Po, gjuhen shqipe e kemi bashkë. Po, miqtë e kombit i kemi bashkë. Po, figurat kombëtare i kemi bashkë. Pra, krejt i kemi bashkë, prandaj në punë dhe angazhim duhet të jemi bashkë, veç nëse e heqim pak inatin”, ka thënë Gashi.