Gashi: KEK-u dhe Ministria kanë mbetur në duar të amatorëve - NACIONALE

Gashi: KEK-u dhe Ministria kanë mbetur në duar të amatorëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Astrit Gashi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reguar pas rënies se njëpasnjëshme të blloqeve të Kosovës A dhe B.

Sipas Gashit, rënia e blloqeve në termocentrale sado të vjetra që janë është kryekëput pasoje e keq menaxhimit.

‘’ Renia nga funksioni e blloqeve ne termocentrale është kryekeput pasoje e keqmenaxhimit!

Sado te vjetra qe janë ato, përveç kur ka renje te planifikuar, ne çdo rast tjetër prishja është ose moskujdes ose pasoje e mungesës se mirëmbajtjes- qe janë simptoma serioze te keqmenaxhimit!

Procesi është shume kompleks, por gjithmonë ne ketë proces është i përfshire njeriu dhe jo vetëm teknika’’, ka thënë Gashi.

Sipas ti KEK-u dhe Ministria kanë mbetur në duar të amatorëve, për ketë raste dimri që po vjen do të jetë më i rënd.

‘’ KEK dhe Ministria jane fatkeqesisht ne duar te amatereve. Per kete arsye vjeshta dhe dimri për ne do te jete edhe me te renda se qe normalisht do te ishin! Me te shtrenjta poashtu!’’, ka deklaruar Gashi.

Pas raportimeve të Gazetës Nacionale, se blloku B2, ka dështuar që të rikthehet në funksion në kohën e paraparë, gjatë ditës se djeshme ka renë edhe blloku A3, ndërsa sot ka renë edhe blloku B1 për disa orë.

Kujtojmë se blloku A5, që nga korriku është jashtë përdorimit pasi që KEK0u, ka dështuar që të gjejë një kompani që merret me riparimin e tij.

Lajme të ngjashme