Gashi: Gjuha e përdorur nga ShBA-ja ndaj Qeverisë nuk ka qenë kurrë më e ashpër
Analisti Dardan Gashi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti po e përdor çështjen e urës së Ibrit si një mjet strategjik në zgjedhjet e ardhshme.
Gashi theksoi se retorika nga Shtetet e Bashkuara ndaj qeverisë së Kosovës ka arritur nivele të papara të kritikave.
Sipas tij, Kurti duket se po e përdor situatën për të kornizuar narrativën e tij politike: nëse ia del, do ta nxjerrë në pah si fitore; nëse jo, ai ka të ngjarë të fajësojë Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.
“Është një prej pikave që e ka rujt ka fundit, nëse i funksionon me paraqit sukses, nëse jo ta sulmoj BE-në dhe Amerikën… Gjuha që e kanë përdor ShBA ndaj Qeverisë s'ka qenë asnjëherë më e ashpër, është fol ëpr manipulim të policisë, rrezikim të trupave amerikanë. Gjuhë më të ashpër e rrezikshme që ka ndodh nga aleatët tanë s'ka pasur asnjëherë”, tha ai në "Debat Plus".