Gashi: Bllokimi i Kuvendit nuk është kushtetues, bllokimi është politik - NACIONALE

Gashi: Bllokimi i Kuvendit nuk është kushtetues, bllokimi është politik

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se bllokim i Kuvendit nuk është kushtetues.

Para fillimit të seancës se sotme, ai ka thënë se bllokimi është politike.

“Siç kam thënë që ditën e parë, bllokimi nuk është kushtetues, bllokimi është politik. Mungesa e konsensusit dhe mungesa e fuqisë politike për të formuar institucionet, krejt këto të tjerat janë lojë dhe taktizime kushtetuese dhe nuk është aspak bllokadë kushtetuese”, është shprehur Gashi.

Ai ka folur edhe për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb.

“Ajo është detyrim kushtetues, por tash po shkojmë në mbledhje të grupit parlamentar ku do të vendosim për vendimin final. Mendoj që detyrimet kushtetuese duhet të zbatohen”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme