Garë e ngushtë mes PS-së dhe PD-së në Tiranë nga katër kuti të numëruara, Mundësia e treta
Në Tiranë deri tani janë numëruar katër kutitë e para të votimit dhe vërehet garë e ngushtë në mes të PS-së dhe koalicionit të Partisë Demokratike.
Sipas Euronews Albania,këto janë rezultatet e katër kutive të para:
- Partia Socialiste (PS) ka siguruar 563 vota, që përbëjnë 41.61% të totalit të votave të numëruara deri tani.
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka arritur 496 vota, ose 36.66%.
- Partia Mundësia ka marrë 94 vota, që përbëjnë 6.95%.
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 58 vota, që përfaqësojnë 4.29%.
- Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka siguruar 65 vota, ose 4.80%.
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 13 vota, që përbëjnë 0.96%.
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 32 vota, ose 2.37%.
- Lëvizja Atdheu (LA) ka arritur 1 votë, që përbën 0.07%.
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 3 vota, ose 0.22%.
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 28 vota, që përbëjnë 2.07%.