GAP-i e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Hamza realizoi 92.6 % të premtimeve
Në kudër të platformës elektronike “LETËRNJOFTIMI I KOMUNAVE”, sot, Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025.
Ky raport ka treguar se Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga Bedri Hamza, është prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara.
Sipas raportit, Komuna e Mitrovicës deri me tani ka realizuara mbi 92.6 % të premtimeve.
Raporti tregon se kjo komunë ka përfunduar 69 premtime, 15 janë gjysmë të përmbushura, 30 të filluara dhe 9 pretime ende nuk kanë filluar.
