Ganimete Musliu e shqetësuar me largimin e të rinjve nga Kosova - NACIONALE

Ganimete Musliu e shqetësuar me largimin e të rinjve nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur e shqetësuar me largimi masovik të shqiptarëve nga Kosova.

Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e sotme parlamentare, ajo ka treguar se pse po ndodh ky fenomen.

Arsyeja pse po flas për këtë temë, edhe pse situata politike është e destabilizuar është se pikërisht, temat e mëdha në këtë vend e kanë vënë në hije qytetarin dhe përditshmërinë e vështirë të tij. Këtë e kam thënë me dhjetra herë dhe vazhdoj ta mbrojë qëndrimin tim se krahas temave, të ashtuquajtura të mëdha të politikës, po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet nga politikbërësit dje, sot, nesër dhe gjithmonë. Neglizhenca për të trajtuar shqetësimet e përditshme dhe të vërteta të qytetarëve tonë, ka ndikuar që sot të kemi ikje masovike nga Kosova dhe përtej kësaj, çdo i dyti person më të cilin e trajtojmë këtë fenomen, shprehet: ‘Me mundësinë e parë do të iku nga këtu’”, ka thënë ajo.

Ajo e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të ndërmarr veprime konkret.

Tani, ne jemi duke u qeverisur nga një qeveri e cila në pushtet erdhi me bajrakun e propagandës. Një propagandë që një gjenerate të tërë ua mbolli në tru se në këtë vend nuk jetohet përderisa ky vend nuk qeveriset nga Albin Kurti. Dhe populli i besoi rrenave të tij, e bëri Kryeministër”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme