“Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”: "Mund t'ia dëmtojë biznesin" – Peci kritikohet se cenoi dinjitetin e grave të Krushës - NACIONALE

“Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”: "Mund t'ia dëmtojë biznesin" – Peci kritikohet se cenoi dinjitetin e grave të Krushës

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”; “Metoda e njëjtë e tyre; mos u arsyeto, sulmo.”

Kështu po përkufizohen sulmet publike të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ndaj Fahrije Hotit, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, e cila mohoi kategorikisht se është paditur ndonjëherë dhe që të ketë marrë ftesë nga ndonjë gjykatë.

Guximi i treguar nga Fahrije Hoti, drejtuese e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, e cila iu kundërpërgjigj sulmeve të ministrit të Bujqësisë gjatë një konference për media, është vlerësuar lart nga gazetari Lirim Mehmetaj.

Gjatë konferencës, Hoti i kërkoi ministrit Peci që të reflektojë me kërkimfalje publike ndaj grave të Krushës të cilat u bënë subjekt debati publik pas refuzimit që iu bë një projekti të tyre nga shteti.

“Çka ka dashtë me thanë zoti Faton Peci kur e ka nxjerr faktin ose dokumentin, që kjo është e paditur? Çka saktësisht ka dashtë me thanë?”, pyeti Mehmetaj në “Debat Plus”.

Në një navigim të logjikës ‘mos u arsyeto, sulmo’ të pushtetit aktual, Mehmetaj paralajmëroi për dëmet në biznes që ministri Peci rrezikon t’ia shkaktojë zonjës Hoti.

“Metoda e njëjtë e tyre; mos u arsyeto, sulmo. Për shembull, ai nuk e ka aspak dert që mund ta dëmtoj edhe në biznes. E ka involvu me tendencën e përlyerjes”, tha ai.

Mehmetaj foli më tej për drojën të cilën e vuri re te zonja Hoti nga frika e asaj që ai e quan “ushtria e moralistëve të VV-së”.

“Unë vërejta diçka në konferencën e zonjës Hoti, një zonjë e guximshme, por njëfarë droje e kishte duke e ditur ushtrinë e moralistëve të VV-së që sulmojnë me krejt çka kanë. E vërejtsha që kjo frikësohet pak në kuptimin e përfshirjes së saj në një betejë më pushtetin duke e pasë parasysh që ekziston mbështetje më e madhe për Kurtin, rrjedhimisht edhe për Faton Pecin. Unë veç i pash komentet me fake news, të kontrolluara nga nga Vetëvendosje qysh e dimë të gjithë, me sha e me ofendu.” – tha ai.

Kritik i ashpër i pushtetit lidhur me sulmet e ministrit Pecit ishte edhe drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili “dënim të dinjitetit të grave të Krushës.

“Sulmi publik dhe cenimi i dinjitetit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës dhe mungesa e unazave elektronike janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Është poashtu dëshmia më e mirë se mbrojtja e grave dhe lufta kundër dhunës në familje kurre nuk ka qenë dhe nuk është prioritet i kësaj qeverie.” – tha ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme