Fushata n’tetik, veç sa s’ka kërsitë: Kush po ‘veshet’ e para, pushteti apo opozita?
Po vjen era fushatë. Arbri dhe Dafina, rifillojnë serinë e videove, që të parën e quajnë ‘N’tetik’.
Më poshtë, video e plotë:
“Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik, vlerëson se kritika për gjendjen në të cilën jemi, nuk do të duhej me qenë në adresë të opozitës. Kjo pjesë, vlerëson se në cdo shoqni demokratike – llogaria kërkohet te pushteti. Ka të drejtë kjo pjesë. Por pse ka kritika për – le të themi – opozitë të dobët, opozitë të heshtun, opozitë që reagon vonë për gjithcka?
Unë mendoj që – vec tjerash - janë dy faktorë;
E para, është fakti që në ta kaluarën, na jemi mësu me pa opozitë e cila reagonte për gjithcka. Fjalën e kam për Lëvizjen Vetëvendosje. Është parti e cila reagonte edhe për grevën e minatorëve në Bulqizë, prandaj si opinion publik, jemi mësuar të shihnim të paktën reagime të shkruara, konferenca për cdo lëvizje. Pra, po e përjashtojmë këtu opozit-bërjen e Vetëvendosjes që opozita e tanishme në Kosovë, mendojnë që po e kërkojmë nga ajo si gazi lotsjellës, vezët, gurët, etjerë.
Si gazetarë, e kemi provuar në lëkurën tonë kur madje figura të vetëvendosjes sa ishin në opozitë, edhe të shkruanin privatisht që kritika e tyre të zinte hapsinën që mendonin se e meritonin, në mediumet ku punonim. A ua kemi dhënë këtë hapësirë, nuk është tema kjo.
Tash, ka një dallim të madh.
Është përshtypja që ma tepër ka reagime dhe angazhim nga një pjesë e shoqnisë civile, që nuk përket të paktën me librezë në ndonjë parti politike.
Prandaj, hendeku i madh i mos-reagimit opozitar duket që e prodhon kritikën për të cilën një pjesë e shoqnisë thotë: pse po i gjuheni opozitës, cka ka faj opozita?
Qe për shembull, tash kur fushata është n’tektik, vec sa s’ka kërsitë, krejt janë veshë vec opozita jo”, thotë Dafina.
“Diçka duhet me pranu, kjo “veshja” e pushtetit për fushaten e cila siç po shihet është në tetik, është veshje me artileri të ranë. Shumë të ranë. Ta zëmë, ndiqeni veç pak VIDEO-n e Lëvizjes Vetëvendosje që e shpërndanë para pak ditësh.
“Kur tjetri e ka kurajon, gjithsesi kurajo djallëzore me sinkronizu, fjalinë “duhet me ua kthy guximin” derisa në sfond e shfaq ftyren e një polici të vramë siç është Afrim Bunjaku, ti si opozitar, gazetar a veç kritik i Vetëvendosjes e ki teper të vështirë me operu në qet moçal diskursiv. Po, mu më duhet me pranu pa modesti që e kam guximin me operu edhe në këtë diskurs, meqenëse veç po dojnë; pra përdorimi i Afrim Bunjakut në videon e Vetëvendosjes me zërin e Albin Kurtit që sugjeron se ai ia ka kthy guximin policit Afrim Bunjaku, është poshtërsi e madhe.
Qe edhe një element i parafushatës së Kurtit që ka mujt me ju ikë. Kurti me një postim në Facebook, veç e nisi një fushatë të cilën sipas meje ka me e përshkallëzu me kalimin e kohës.
“Gratë në pushtet, që nuk i mbështesin gratë e tjera, më vjen keq ta them, por nuk janë të angazhuara për barazi të vërtetë.” – ka shkru Kurti.
Me gjasë Kurti qetu ka me goditë Vjosa Osmanin, pra që është një grua që nuk i mbështet gratë, duke aludu në përplasej e saj me Donika Gërvallën”, thotë Arbri.
“Para se me kalu në tema të vecanta se qysh po iu përgjigjet ose po i paraprin opozita fushatës që tashmë vec ka nis, janë do pyetje të cilat kanë me lyp përgjigje në vazhdim;
-fryma është kah ndërtohet në atë që qeveria e llogaritë si storie suksesi – veriu;
-eksponentë të pushtetit, si Donika Gërvalla dhe Glauk Konjufca, dialogun e kanë shpallë të vdekun. Qysh ka me arritë opozita me ndërtu narrativin që dialogu s’ka vdekë sepse Kurti tha sot për të disatën herë se asociacionin e ka pranuar si pako dhe bash n’ditën e kësaj deklarate, Besnik Bislimi është në Bruksel, për dialog. Qysh ka me iu përgjigjë Glauk Konjufcës që tha se mos t’ish kanë Vetëvendosja në pushtet, veriu do të ishte temë negociatash? Kush ka me iu kundërpërgjigj këtij konstatimi me faktin që asociacioni që kurti thotë se e ka pranu në pako, e ka një draft statut që ia përcakton kryeqytetin këtij asociacioni dhe që është veriu?”, thotë Dafina.
“KUJDES! Fushata është n’tetik. Veç sa s’ka kersitë. Partitë politike kanë me u mundu me ju shitë mjegull. Krejt. Ju, sigurisht i keni puntë e juve edhe nuk keni kohë me e dekonstruktu secilin mashtrim, secilën lojë politike. Unë me Dafinën qët punë e kena. Na ndiqni. Nesër kemi me u marrë me parafushatën e LDK-së”, thotë Arbri.