Fushata e Serbisë kundër njohjes së Kosovës, Ahmet i MPJD-së: Kanë dështuar - NACIONALE

Fushata e Serbisë kundër njohjes së Kosovës, Ahmet i MPJD-së: Kanë dështuar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Serbia është duke e vazhduar lobimin për mosnjohjen dhe çnjohjen e shtetit të Kosovës. Së fundmi, Serbia e falënderoi Meksikën për mosnjohjen e pavarësisë së shtetit kosovar.

Në lidhje me këtë, ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Ai ka thënë se qasja e tillë e Beogradit “tregon qartë…se nuk janë të interesuar për normalizim”.

Qasja e tillë e Beogradit, tregon qartë që regjimi atje nuk janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. Kjo është shfaqur shumë herë dhe në forma të ndryshme. Kishim me dhjetëra deklarata të përfaqësuesve të lartë të Beogradit nëpërmjet të cilave ata tregonin haptas që nuk do t’i zbatojnë pikat e Marrëveshjes së Brukselit. Gjithashtu, fushata e Beogradit për të ashtuquajturat “ç’njohje” nuk është ndalur asnjëherë. Megjithëse në vitet e fundit kanë dështuar në secilin lobim në drejtim të këtij qëllimi, sigurisht që kjo tregon se Beogradi nuk është i interesuar për normalizim. Çdo shkelje e pikave të Marrëveshjes e Brukselit do të duhej të njihej si e tillë fillimisht dhe pastaj të ndëshkohej. Në këtë rast, Bashkimi Evropian, si lehtësues dhe ndërmjetësues në procesin e dialogut, do të duhej të ndërmerrte masa kundër Beogradit për secilin veprim të tyre që e pamundëson normalizimin” – ka thënë Ahmeti për RTV 21.

Lajme të ngjashme