‘Fundi i VV-së në Junik’: VV e treta, Krakit i përgjysmohen votat - NACIONALE

‘Fundi i VV-së në Junik’: VV e treta, Krakit i përgjysmohen votat

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 7 qershor, është vërejtur një ndryshim ndoshta befasues në Komunën modeste të Junikut, pasi Lëvizja Vetëvendosje është renditur e treta, ndryshe nga zgjedhjet e dhjtorit të 2025 kur ishte e para.

Në Komunën e Junikut ka përfunduar numërimi i votave pa llogaritur ato me post, ndërsa ka pasur befasi sa i përket rezultateve krahasuar me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025.

Lëvizjës Vetëvendosje dhe kandidati Nezir Kraki, i cili është kandidat në këtë listë në Junik, u janë përgjysmuar votat.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, AAK është subjekti i parë politik me 34.63 për qind ose 552 vota, e dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 32.37 për qind ose 516 vota, ndërsa e treta është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 25.78 për qind ose 411 vota, ndërsa kandidati në këtë listë, Nezir Kraki, ka marrë 245 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ishte e para me 36.08 për qind ose 779 vota, ndërsa kandidati për deputet, Nezir Kraki, kishte 425 vota.

Duhet theksuar se votat nga diaspora nuk hyjnë në këtë llogaritje.

Por që partia e Kurtit dhe ish-deputeti nga lista e VV'së kanë pësuar rënie, ose përgjysmim të votës krahasuar me zgjehjdet e dhjetorit 2025./Nacionale

Lajme të ngjashme