FSK në fazën e tretë të tranzicionit: Çka duhet të dini rreth bashkëpunimit me ShBA-në tani?
Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon planin e tranformimit dhe tani është në fazën e tretë – e cila veç tjerash nënkupton edhe ndërtimin e kapaciteteve ajrore për FSK-në.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, sot njoftoi rreth nismës për lidhjen e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – sipas planit për transformimin e FSK-së të vitit 2018 – dhe për këtë marrëveshje, ai dha detaje në një konferencë për media.
“Kemi mbështetjen e ShBA-së për blerjen e këtyre helikopterëve. Sic kemi edhe mbështetjen për blerjen e shumë sistemeve tjera në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit që parasheh ndërtimin e kapaciteteve që nënkupton periudhën prej tani deri në vitin 2028”, tha Maqedonci.
Ai ka njoftuar edhe detaje që përmban kjo marrëveshje duke thënë se ka zotim nag ana amerikane që Kosova ta ketë përkrahjen e plotë edhe në rrugën e integrimit në NATO.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim, thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me ShBA-të. Disa prej tyre nuk i kemi bërë më herët sic është bashkëpunimi me industrinë e mbrojtjes, një fushë që ne po punojmë në vazhdimësi edhe me partnerët tjerë.
Janë pesë pika që jemi dakorduar thellimin e bashkëpunimin, SHBA do të mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes për planifikim personal, të mbrotjes, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile, do të jetë menaxhimi i resurseve humane, do të jenë fusha ku do të punojmë me SHBA. Do të mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtjëse ushtarake të Kosovës, përfshirë edhe mbrojtjen ajrore.
ShBA do të sjellin ekipe që do të bëjnë vlerësimin por edhe do mbështesin ekipet tona në strategji sic është mbrojtja dhe mbështetja ajrore.
Marrëveshja parasheh bashkëpunim me qëllim regjional dhe ndërkombëtar. Me ShBA do të ndërtojmë plane për anëtarësim të Kosovës në NATO. Pra, ShBA me këtë marrëveshje është zotuar ta mbështes në aspektin teknik, procedural edhe në aspekte tjera, Republikën e Kosovës drejt anëtarësimin në NATO.
Përvec këtyre qe theksova, marrëveshja parasheh edhe një element të rëndësishëm, aspektin e implementimit të qëndrueshmërisë strategjike.
SHBA pra përvec mbështetjes së plotë në aspektin ushtarak, do të na ndihmojnë të ndërtojmë një qëndrueshmëri kolektive edhe jashtë ushtrisë, përmes organizimit të qytetarve”, tha Maqedonci.
Sa i përket ‘Javelin-ëve’, Maqedonci tha se tashmë vetëm se ka filluar pagesa për blerjen e tyre dhe se pritet që brenda këtij viti të arrijë një sasi.
“Mes tjerash, marrëveshja adreson cështjen e kapaciteteve ajrore, ndërtimin e flotës së helikopterëve, kemi pasë takime të rëndësishme gjatë vizitës me komandantin e FSK-së në Uashington, kemi qenë në fabrikën e prodhimit të helikopterëve.
Për Javelin, jemi duke ekzekutuar pagesat për Javelin, do t’i kemi me kohë. Po bëjmë përpjekje që një sasi ta kemi qysh këtë vit. Edhe pse nuk kemi mungesë të kapaciteteve anti tanke sepse sic kam thënë edhe më herët kemi blerë të ngjashme”, tha ai.
Reduktim i trupave amerikane në Kosovë? Maqedonci: Po diskutojmë në dy drejtime
Maqedonci, thotë se po diskutohet në dy drejtime rreth pranisë së prezencës së trupave amerikane në kuadër të KFOR-it. I pyetur se a po diskutohet reduktimi i trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, Maqedonci u përgjigj kështu në konferencë për media:
“Po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezente në kuadër të KFOR-it.
Përveç prezencë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në.
Pra jemi duke diskutuar në dy drejtime prezencën ushtarake amerikane, një që ndërlidhet me prezencën amerikane që ndërlidhet me KFOR-in dhe e dyta të vazhdojë të jetë prezente edhe jashtë mandatit të KFOR-it”, thotë ai.