Raportohet se Ministria e Sveçlës i dha 100 mijë € tender biznesit që promovoi Kurti
Gazeta Front Online ka raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, i ka dhënë një tender një burimor në vlerë prej 100 mijë euro një kompanie që u promovua nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas kësaj gazete, ky tender është dhënë në mënyrë të dyshimtë kompanisë Blendi.
“Bëhet fjalë për një kontratë një burimore. Ajo parasheh furnizimin emergjent me 500 mijë afishe të plastifikuara për targat e aluminit, edhe atë veç për tre muaj” – raporton Front Online.
Në shkrimin e tyre, Front Online ka treguar edhe për afërsinë e pretenduar të kësaj kompanie me VV-në.
“Ujdia mes palëve u arrit më 7 qershor të këtij viti. 12 ditë pas vizitës që Albin Kurti, shefi i Xhelal Sveçlës, bëri më 26 maj pikërisht brenda ambienteve të kësaj kompanie.
Ndërmarrja Blendi ishte ndër bizneset e pakta që mund të numërohen në gishta, nëpër të cilat shkoi si mysafir kryeqeveritari kosovar gjatë mandatit të tij gati tre vjeçar dhe ndër të rrallat që iu premtua ndihmë publikisht nga Qeveria. Diçka e tillë dëshmohet nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të vetë kryeministrit Kurti.” – shkruhet në artikull.


Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU: