“Frikësimi i qytetarëve”: Çka po thonë Kurti e Osmani për zgjedhjet që do të mbahen nesër? - NACIONALE

“Frikësimi i qytetarëve”: Çka po thonë Kurti e Osmani për zgjedhjet që do të mbahen nesër?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjithçka është gati, të paktën nga ana e institucioneve të Kosovës. Nesër pritet që të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, atje ky qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetarët e tyre. Ka folur bashkësia ndërkombëtare, ka deklarata edhe nga liderët e Serbisë, por çka thanë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani?

Tashmë në veri të vendit janë vendosur kontejnerët ku pritet që të votohet, derisa janë hapur gjithsej 19 qendra të votimit.

Siç konfirmoi Komisioni Qendror Zgjedhor, ndonëse janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Çka thanë Kurti e Osmani?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak ditësh foli në lidhje me majtjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se nga Beogradi po vjen edhe “frikësim mediatik” ndaj qytetarëve.

“Unë i ftoj që të gjithë këta që kanë të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë. E di që kjo qëndron në kontrast me thirrjet që vijnë nga kryeqyteti i fqinjit tonë verior. Por, ne nuk kemi informacione të cilat do të na bëjnë të mendojmë që po përgatiten pengesa, pengime të këtij procesi, përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi zyrtar.” tha ai.

Kurti u shpreh i sigurtë se sipas të gjitha të dhënave që kanë, nuk po përgatiten pengesa për mbajten e procesit zgjedhor.

“Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë, të lirshme, të ndershme dhe demokratike.” – u shpreh kryeministri i vendit.

“Kërcënimet e frikësimet” ndaj serbëve i përmendi edhe presidentja Vjosa Osmani në një deklaratë për media të dhënë sot, një ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Presidentja deklaori se institucionet e “vendit “po bëjnë gjithçka” që zgjedhjet të jenë të lira.

"E kuptoj që shumë prej jush keni qenë cak i kërcënimeve dhe frikësimeve që janë bërë javët e fundit nga struktura kriminale me mbështetje të Beogradit, me qëllim që t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga zëri dhe fuqia juaj për ta formësuar të ardhmen e komunave tuaja. Megjithatë, dua t'ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar.” – ka thënë ajo.

Deklarimi i ShBA-së dhe BE-së

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para disa ditësh e bëri të qartë se pavarësisht bojktotit të Listës Serbe, ShBA do ta njohë legjitimetin e këtyr zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë.” - ka thënë Escobar në VoA.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petër Stano i cili u bëri thirrje palëve që të tregojnë përmbajtje.

Që kur serbët u larguan nga institucionet në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022, BE-ja bashkë me partnerët tanë, ishte angazhuar me të dyja palët për të ulur tensionet dhe që serbët e Kosovës të përmbushnin obligimin e tyre nga dialogu dhe të ktheheshin në institucione, ndërsa për Kosovën të mundësojë që ky kthim të realizohej. Deri më tani, pak përparim është arritur në këtë pikë. Është imperative që të kthehemi në situatën në të cilën serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, polici dhe gjyqësor në veri të Kosovës. Na duhet që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim.” – ka thënë ai për “Rtv 21”.

Lajme të ngjashme