Frika nga humbja e mandateve: Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend - NACIONALE

Frika nga humbja e mandateve: Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe më në fund janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës.

Ata janë kthyer në Kuvendin pas pesë muajve mungesë.

Për këtë mungesë ata nuk kanë dhënë ndonjë arsyeje.

Duket që ata janë rikthyer nga frika e humbjes se mandateve, meqenëse Rregullorja e Punës së Kuvendit tregon se deputeti e humb mandatin nëse nuk merr pjesë në seancat e kuvendit për 6 muaj.

Kohë me parë, hulumtuesi nga KDI Arbër Thaçi thënë për gazetën Nacionale se rregullorja e re nuk parasheh ndonjë dënim, përveç marrjes së mandatit nëse deputeti nuk merr pjesë në asnjë seancë për gjashtë muaj.

Rregullorja e re e Kuvendit, pjesëmarrjen e deputetëve në punimet e Kuvendit e vlerëson si detyrim të obligueshëm dhe kategorik. Pika 2 e neni 22, që shpjegon përgjegjësitë e deputetëve, përfundon se: ‘deputeti ka për detyrë dhe obligim që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit’. Mirëpo, në rrethana të tilla, duke njohur mundësinë e bojkotit si një mjet politik, rregullorja nuk ka parashikuar ndonjë dënim të ndërmjetëm, përveç situatës së plotësimit të periudhës 6 mujore të mungesave të pandërprera, kur deputetët plotësojnë kushtin për humbjen e mandatit të tyre”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme