Frashër Krasniqi pyet me ironi: Po e shtyjmë pak leplocitetin a? - NACIONALE

Frashër Krasniqi pyet me ironi: Po e shtyjmë pak leplocitetin a?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka reaguar për shtyrjen njëmujore të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë për çështjen e dokumenteve të indentifikimit.

“Çka po thuani tash ju "patriotat" e komenteve n'Facebook? Po e shtyjmë pak leciplocitetin a? S'ka kuptim me e nisë luftën pa shku n'deti njëherë”, ka shkruar Krasniqi.

Synimin e Kurtit për reciprocitet, Krasniqi e quan “Maskarada e Kurtit”.

“Maskarada e Kurtit ishte e qartë prej fillimit, qysh kanë qenë edhe tjerat para kësaj. Ama një pyetje e kam për juve që hala besoni tek vizioni e sinqeriteti i Albin Kurtit: A ka ma shumë levërdi reciprociteti ekonomik me Serbinë (importet nga e cila janë në kulmin e vet, pikërisht gjatë Qeverisë Kurti) apo reciprociteti n'do dokumenta e n'do targa?”, pyet Krasniqi.

“Kjo që po e bën Kurti është krejt maskaradë. Dhe spo pres ta kuptoni ju... por së paku ta kishte kuptu opozita”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme