Frashër Krasniqi: Ky është veç fillimi i protestave kundër Asociacionit - NACIONALE

Frashër Krasniqi: Ky është veç fillimi i protestave kundër Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur sonte kryeministrin Kurti me qershi.

Teksa kryeministri po hynte në ish-objektin e Rilindjes, ku është Ministria e Drejtësisë, është pritur nga disa aktivistë të PSD-së.

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ky është veç fillimi i protestave dhe aksioneve kundërshtuese kundër Asociacionit.

Postimi i plotë:

Qershitë që i kishte urinuar kthyem Albin Kurtit. U mundua të futet tinza në tubim, nga dera e pasme e ndertesës së Qeverisë, por e zumë.

Ky është veç fillimi i aktiviteteve e protestave kundër Asociacionit dhe marrëveshjeve të dëmshme që po na i sjellë.

Lajme të ngjashme