Fotografitë e Kutit me Hamzën, deputetja e VV-së: Diskutimi ka qenë për lojën
Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, ka komentuar fotografitë që e shfaqin afërsinë e Albin Kurtin me Bedri Hamzën gjatës një ndeshje basketbolli në Mitrovicë.
Ajo ka mohuar se në këtë rast Kurti dhe Hamza kanë folur për tejkalimin e ngërçit politik.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ajo ka thënë se diskutimet në mes Kurtit dhe Hamzës kanë qenë vetëm për lojën.
“Diskutimi ka qenë për lojën, besoj që është krejt e natyrshme të ketë një komunikim normal edhe të jenë prezentë. Një takim që nuk është i pari nga aktivitetet e nivelit qendror dhe lokal. Arsyeja pse po komentohet veçanërisht kjo fotografi është për shkak të situatës politike dhe e pozicionin LVV-në me qëndrim të qartë në raport me bashkëpunimin me PDK-në, pra e kemi sqarua. Nuk ka ndryshim në këtë drejtim por kjo nuk do të thotë se nuk mund të flasim nëse takohemi në një aktivitet”, ka thënë Fejza.