Fotografi me fushatë vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve: Bir, u ba nana marak
Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Si pasojë e këtij aksidenti në trafik ka vdekur një person i moshës 33-vjeçare dhe tre të tjerë janë lënduar.
Në lidhje me këto pas aksidenteve të shumta që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë, aksidente, fotografi Marjan Komani ka filluar një fushatë vetëdijësuese.
Përmes një ideje që Komani ka prezantuar, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.
„THIRRJET E FUNDIT! Shpejtësia vret! Juve dhe zemrat e atyre që ju presin. Mos i lini thirrjet PA përgjigjje. Mos shkaktoni thirrjet e fundit!”, thuhet në postimin e Komani.