Fotografi i kryeparlamentarit Konjufca është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje - NACIONALE

Fotografi i kryeparlamentarit Konjufca është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fotografi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje”, raporton Kallxo.com.

Sipas burimeve të mediumit, fotografi në fjalë është Gerolld Nikoliqi, i cili së fundi ka shërbyer në kabinetin e Glauk Konjufcës, ndërsa më herët ishte fotograf në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nikoliqi mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës në gjendje të dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” - thuhet në raport.

Lajme të ngjashme