Foto: Djali i Adem Jasharit e mirëpret Kurtin në Prekaz te kullat e familjes Jashari
Kosova po shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke shtrënguar dorën e Lulzim Jasharit, djalit të komandatit legjendar Adem Jasharit.
Deputetë të zgjedhur nga populli, ministra e kryetarë komunash u bënë bashkë sot në Kuvendin e Kosovës për një seancë solemne për të shënuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti tha mes tjerash se “Hamza dhe Ademi do të binin dëshmorë në luftë më 1998, ndërkohë që vëllait të madh të tyre, Rifatit, do t’i duhej të kryente detyrën e vështirë që të ruante trashëgiminë e madhe politike dhe kombëtare të familjes së tij”
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë shkuar sot për vizitë edhe në odën e familjes Jashari. Aty janë pritur nga Rifat Jashari.
Osmani e Kurti kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
