Artistja kosovare pikturon Kurtin e Vuçiqin duke u puthur (Foto) - NACIONALE

Artistja kosovare pikturon Kurtin e Vuçiqin duke u puthur (Foto)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermira Murati e njohur si Orange Girl, njihet për pikturat e muralet e veçanta. Ajo identifikohet me ngjyrën e portokallit. Përmes aktivizmit të saj ajo tenton të sjellë ndryshime në shoqërinë kosovare, duke promovuar tema tabu.

Edhe kësaj radhe vajza e portokallt, në prag të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në faqen e saj në Facebook ajo ka publikuar pikturën e saj të re me një përshkrim të veçantë. Kryeministri i Kosovës duke u puthur me presidentin serb, Vuçiq.

“Nga puthja pritet solemnitet dhe përnaltësim. Puthja është shprehje, por asnjëherë neutrale. Ajo merr kuptim varësisht kontekstit, ku dhe pse jepet.

Historia shënon në arkiven e saj puthje nga momente dhimbjeje e lamtumirëse. Por historia njeh edhe puthjet e vëllezërisë apo edhe tradhëtisë. A do të jetë edhe kjo njëra ndër to?”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme