Forumi Rinor i LDK-së me aksion para Qeverisë: E keni shkelur Kushtetutën 7 herë - NACIONALE

Forumi Rinor i LDK-së me aksion para Qeverisë: E keni shkelur Kushtetutën 7 herë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, në Ditën e Kushtetutës.

Në këtë akison, Forumi i Rinor i LDK-së, ka rikujtuar Qeverisë Kurti shkeljet kushtetuese.

Kryetari i Forumit, Paris Guri ka thënë se Kushtetuta u shkel plot 7 herë nga kjo Qeveri.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg ministres së tregtisë Rozeta Hajdari"

Edhe dy ligje të tjera të kësaj qeverie u rrëzuan nga Kushtetuesja: Ligji për Paga dhe Ligji për Zyrtarët Publik” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se shkelja e Kushtetutës është diçka e zakonshme për Qeverinë Kurti.

Duke e marrë parasysh se shkelja e Kushtetutës është shndërruar në diçka të zakonshme për këtë qeveri, si dhuratë po ja vendosim te hyrja këtë tepih meqë të tillë e kanë shndërruar aktin më të lartë juridik e politik të vendit, duke e shkelur sa herë që kanë mundësi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme