Formimi i Asociacionit: Ministri i Kurtit thotë se ka pranuar ftesën e ShBA-ve për takimin e 31 janarit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të Komunave me shumisë serbe, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Pres të jetë një takim i mirë”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, i dërguari special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet për Asociacionin, meqenëse Kosova sipas tij është pajtuar.
“Kurti nuk nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar.
“Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë’, ka thënë Escobar, para pak ditësh.