Forcat ruse afër që ta rrethojnë Bakhmutin, Ukraina zotohet se do ta mbrojë "kalanë"
Zhvillimet nga lufta në Ukrainë gjatë ditës së sotme janë bërë sërish dramatik, dhe sidomos për shkak të qytetit tashmë të shkatërruar të Bahmutit në lindje të Ukrainës.
Kievi ka thënë se po ndalonte sulmet nga trupat ruse që po provojnë ta rrethojnë Bahmutin.
Ukraina është zotuar që do ta mbrojë “kalanë Bahmut” por është përballur me vendosmërinë e trupave ruse për të marrë qytetin që është kthyer në një çmim politik derisa beteja zgjatet, raporton The Guardian.
Stafi gjeneral i Ukrainës tha që “më shumë se 130 sulme armike” ishin zmbrapsur gjatë ditës së fundit, përfshirë në Kupiansk, Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme shkruante: “Armiku vazhdon përpjekjet e tij për ta rrethuar qytetin e Bakhmutit.”
Bakhmuti ka mbetur nën rrënoja gjatë betejave të gjata dhe të përgjakshme të invazionit rus.
Serhiy Cherevaty, zëdhënës i forcave ukrainase, ka thënë që thsunën që situata ishte “e vështirë por nën kontroll” në qytetin që është përshkruar si “shënjestër prioritare për armikun”.
Instituti për Studime të Luftës (ISW) me bazë në ShBA ka paralajmëruar se rrugët ukrainase të furnizimit po ngushtoheshin shkaku i luftimeve.
“Rusët mund të kenë provuar që të rrethonin forcat ukrainase në Bakhmut, por komanda ukrainase ka dhënë shenja se do të ishte më e mundshme të tërhiqeshin se sa të rrezikonin rrethimin,” – tha ISW të shtunën.
Çka ka ndodhur tjetër në luftën e Ukrainës?
Një grua dhe dy fëmijë janë vrarë nga bombardimet ruse në një fshat në rajonin jugor të Khersonit.
Ndërkohë, dy pilotë ukrainas janë tashmë në Arizonë të ShBA-ve dhe po testohen nga ushtria amerikane. Washingtoni mbetet i heshtur nëse do të dërgojë avionë luftarakë apo dronë të sofistikuar që pilotohen prej larg në Ukrainë.